• Ofrimi i vakteve me përbërës dhe recetë është një shërbim që i dërgon klientit një paketim me ushqime i cili përmban ushqime në porcionet e duhura dhe recetën përkatëse për të realizuar një vakt ushqimi. Gjithçka që mbetet për të bërë është të kombinohen përbërësit, të gatuhen dhe të shërbehen. Shumica e vakteve kërkojnë rreth gjysmë ore deri në një orë për t’u përgatitur dhe gatuar.

  • Porositë dorëzohën cdo ditë të Hëne edhe të Enjte. Nëse ju bëni porosinë të Hënën, të Martën, të Mërkurën - Porosia do të mbërrij tek ju ditën e Enjte. Nëse ju bëni porosinë ditë Enjte, Premte, të Shtunë, të Djelë - Porosia do të mbërrij tek ju ditën e Hënë.

  • Arsyet pse bëjmë dërgesa vetëm 2 herë në javë: 1. Për lehtësimin e përditshmërisë suaj, ne ju sugjerojme që të porosisni vaktet që do ju duhen për një periudhe 1 javore, në mënyrë që të keni të organizuar gjithë javën me vaktet që do t'ju duhen. 2. Për të siguruar freskine e produkteve, ne nuk mbajmë produkte në gjendje, po i dërgojmë ato direkt në momentin që i marrim nga furnitorët 2 herë në javë.

Didn't find an answer? Try contact us

CONTACT US