Si funksion shërbimi?

1. Zgjidhni Vaktet

Zgjidhni vaktet që dëshironi të gatuani nga menu-ja e javës. Sugjerojmë të zgjidhni aq vakte sa planifikoni të gatuani gjatë javës. Ingredientet mund të qëndrojnë të fresket nga 3-5 ditë në frigorifer.

2. Merrni Porosinë Tuaj

Ju do të merrni të gjithë përbërësit (ingredientët) që do t’ju duhen për të realizuar vaktet e përzgjedhura. Gjithashtu do të merrni edhe recetën përkatëse për secilin vakt, për të përgatitur hap pas hapi gatimet e freskëta edhe të shijshme në pak kohë.

3. Gatuani dhe Shijoni!

Shprehja “Çfare do të ham sot?” do të zhduket nga fjalori juaj. Mirësevini në realitetin ku vaktet janë të planifikuara, të thjeshta edhe të shijshme.

E shijshme

Garantojmë  që  recetat tona janë  aq të shijshme po aq edhe të  thjeshta për t'u përgatitur.

E thjeshtë

Me mënyren e thjeshtë të porositjes edhe recetat që tregojnë proçesin e gatimit hap pas hapi, mundësojmë lehtësimin e jetës suaj.

Jo më Stres

Harrojini pazaret, apo stresin e përditshem të planifikimit të gatimit. Merrni mbrapsht kohën tuaj!

Jo më shpërdorim të ushqimit

Ju do të merrni përbërësit (ingredientët) në gramaturën/përmasat e duhura për të përgatitur vaktin, nuk do të keni me ushqime të mbetura në frigorifer.

Menu të shumë-llojshme

Menu-ja jonë ndryshon çdo javë, ju do keni gjithmonë vakte të ndryshme për të zgjedhur, nga kuzhina tradicionele apo ndërkombëtare.

Do të kurseni kohë edhe para

Tregu, marketi, fruta, perime, mishi, bulmeti.., gatimi... ughh! Do t'ju kushtoj më lirë shërbimi jonë se të blini çdo gjë vet.

  • Ofrimi i vakteve me përbërës dhe recetë është një shërbim që i dërgon klientit një paketim me ushqime i cili përmban ushqime në porcionet e duhura dhe recetën përkatëse për të realizuar një vakt ushqimi. Gjithçka që mbetet për të bërë është të kombinohen përbërësit, të gatuhen dhe të shërbehen. Shumica e vakteve kërkojnë rreth gjysmë ore deri në një orë për t’u përgatitur dhe gatuar.

  • Porositë dorëzohën cdo ditë të Hëne edhe të Enjte. Nëse ju bëni porosinë të Hënën, të Martën, të Mërkurën - Porosia do të mbërrij tek ju ditën e Enjte. Nëse ju bëni porosinë ditë Enjte, Premte, të Shtunë, të Djelë - Porosia do të mbërrij tek ju ditën e Hënë.

  • Arsyet pse bëjmë dërgesa vetëm 2 herë në javë: 1. Për lehtësimin e përditshmërisë suaj, ne ju sugjerojme që të porosisni vaktet që do ju duhen për një periudhe 1 javore, në mënyrë që të keni të organizuar gjithë javën me vaktet që do t'ju duhen. 2. Për të siguruar freskine e produkteve, ne nuk mbajmë produkte në gjendje, po i dërgojmë ato direkt në momentin që i marrim nga furnitorët 2 herë në javë.