Tiramisu

1,650 L

Një nga ëmbëlsirat më të kërkuara, ne jua sjellim me recetën autentike italiane. Nuk do ti rezistoni dot.

Përgatitja Koha e mpiksjes Koha në total Sasia
30 minuta 2-8 orë 2 orë 30 minuta 8 Racione
Kategori:

Përshkrim

Lista e përbërësve:

  • 300 g (rreth 30) Savoiardi Ladyfingers.
  • 500 g mascarpone. 
  • 4 vezë të mesme (rreth 220 g)
  • 100 g sheqer 
  • 300 ml kafe ekpress*
  • 20 gr pluhur kakao 
  •  

*kafja nuk eshte pjese e paketimit

Fakte ushqyese

Për një copë

Kalori

Karbohidrate

Yndyrna

Protein

392

24 g

30 g

5.7 g

Burimi: Authentic Italian Tiramisu | Traditional Recipe – Recipes from Italy

Udhëzime

Hapi 1

Niseni duke përgatitur kafen, nëse keni ekspres, mund ta beni në makinerinë e kafesë. Në të kundërt në një xhezve.

 

Hapi 2

Ndani të bardhat e vezëve nga të verdhat. Lërini mënjanë të verdhat dhe rrihni të bardhat e vezëve derisa të kthehen në krem: do të jenë gati kur të bardhat e vezëve nuk do të lëvizin nëse e ktheni tasin. Pasi të jetë gati, lëreni mënjanë.

Hapi 3

Tani, në një tas, rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të jenë të lëmuara, 3 deri në 5 minuta. 

Hapi 4

Ndërkohë në një enë vendosim mascarpone dhe e punojmë me lugë për ta bërë më të butë. Kur të verdhat janë gati shtoni mascarponen dhe përzijini mirë.

Hapi 5

Duke përdorur një rrahës, rrihni ngadalë kremin mascarpone për 2 deri në 3 minuta. Tani shtoni të bardhat e vezëve dhe përziejeni ngadalë derisa të homogjenizohet.

Hapi 6

Merrni një tavë si ne foto dhe nisni të ndërtoni ëmbëlsirën. Merrni biskotat një e e nga një, zhytini në kafe, dhe shtrojini. Hidhni shtresën e parë të kremit, dhe vazhdoni me shtresën e dytë të biskotave dhe kremit sërisht.

Hapi 7

Dekorojeni me pluhur kakaoje dhe vendoseni në frigorifer minimalisht për 3-4 orë ose për më mirë gjatë gjithë natës. Konsumohet e ftohte.