Supë me oriz dhe pulë për 2 Persona

500 L

Kjo supë tradicionale do t’ju shijoj si nga dora e gjyshes.

Përgatitja Koha e gatimit Koha në total Sasia
5 minuta 37 minuta 42 minuta 2 Persona
Kategori:

Përshkrim

Lista e përbërësve:

  • 1 fileto pule rreth 200 gr
  • 90 gramë oriz
  • 1 limon
  • 1 vezë
  • 2 lugë Vaj ulliri
  • Piper i zi
  • 1/2 luge caj Kripë
  • 1 luge caj Majdanoz i grire
  •  

Fakte ushqyese

Kalori

Karbohidrate

Yndyrna

Protein

Fibër

157

15 g

1 g

22 g

2 g

Burimi: Supë me oriz, limon e mish pule//recet e thjesht por gjithmon shijon! – YouTube

Udhëzime

Hapi 1

Vendosni filetot e pulës për tu zier përreth 20-30 minuta. Shtojini dhe pakëz kripë.

Hapi 2

Kur fileto të jetë zier, ndajeni mishin në copa me thike ose me dy pirunj. Në të njëjtën tenxhere shtoni orizin dhe lëreni të ziej për 12 minuta së bashku me mishin.

Hapi 3

Në një tas hidhni vezën, limonin, piperin dhe vajin e ullirit. Përziejini mire dhe shtoni një garuzhde nga lëngu i supës dhe përziejini në mënyrë që veza të tretet mire. Shtojani supës dhe përziejeni. Lëreni të ziej për 3-4 minuta të tjera.

Hapi 4

Servireni me majdanoz të freskët.