Sallatë me Quinoa

560 L

Një sallatë e ngrohtë, plot me vlera ushqyese me baze quinoa dhe kungulli.

Përgatitja Koha e Gatimit Koha në total Sasia
10 minuta  20 minuta 30 minuta 2 Persona
Kategori:

Përshkrim

Lista e përbërësve:

  • 150 gramë quinoa
  • 1 lugë çaji cumin të bluar
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 150 gramë kungull i verdhë i prerë në kubikë
  • ½ lugë çaji kripë 
  • ¼ lugë çaji piper 
  • 50 gramë djathë feta të grimcuar
  •  

Fakte ushqyese

Për 1 tas

Kalori

Karbohidrate

Yndyrna

Protein

Sheqer

314

49 g

9 g

11 g

2 g

Burimi:tasteofhome.com/recipes/warm-squash-quinoa-salad/

Udhëzime

Hapi 1

Në një tenxhere të madhe, kombinoni quinoan, cumin dhe 250 ml ujë dhe lëreni të ziejë. Ulni nxehtësisë dhe lëreni të ziej, të mbuluar me kapak, derisa të përthithet lëngu. Mund të marri 10-13 minuta. Hiqeni nga nxehtësia dhe mbaje ngrohtë.

Hapi 2

Ndërkohë, në një tigan të madh, shkrini gjalpin në zjarr mesatar për 3-5 minuta, duke e përzier vazhdimisht. Përzieni kungullin me kripë dhe piperin dhe lëreni të gatuhet derisa të zbutet, 10-12 minuta, duke e përzier herë pas here. Shtoni në të quinoa, duke e trazuar lehtë për t’u kombinuar.

Hapi 3

Servireni duke i hedhur djath përsipër.