Sallatë Burrata dhe Domate

920 L

Kjo sallatë me burrata dhe domate do të jetë zgjedhja më e mirë për të hapur darkat me miqtë sepse është e thjeshtë, por me një shije origjinale.

Përgatitja Koha e gatimit Koha në total Racione
20 minuta 10 minuta 30 minuta 2 Persona

 

Kategori:

Përshkrim

Lista e përbërësve:

  • 250g domate qershizë, të ndara në dysh
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 1 lugë gjelle aceto balsamike
  • 1 Qepë e vogël e kuqe e prerë shumë imët
  • 2 lugë gjelle Borzilok të freskët të prerë shumë imët, plus disa gjethe të vogla për t’u shërbyer
  • 2 lugë majdanoz të freskët të prerë në kubikë shumë të imët
  • 1/4 lugë kripë dhe piper i zi
  • 150g Burrata (ose madhësi të ngjashme)
  • 1 Baguette e vogël, e prerë në feta
  • 2 lugë vaj ulliri për të thekur bukën
  • 1 thelpi hudhër, e qëruar (opsionale)
  •  

Fakte ushqyese

Për një pjatë

KaloriYndyrnaProteinaKarbohidrateSheqernaFibra
39844.17 g19.65 g22.48 g22.48 g0 g

Burimi: www.dontgobaconmyheart.co.uk/tomato-burrata-salad/

Udhëzime

Hapi 1
Prini shumë imët borzilokun, majdanozin dhe qepën e kuqe. Ndani domatet qershizë në dysh

Hapi 2
Në një enë të thellë bashkoni vajin e ullirit, aceton balsamike, shtoni borzilokun, majdanozin, qepën, kripë dhe piper. Hidhni domatet dhe trazojini mirë. Shtoni më shumë vaj ulliri sipas dëshirës.

Hapi 3
Prisni bagetën në feta, marinojeni me vaj ulliri dhe vendosini në furrë për disa minuta.

Hapi 4
Ndërtoni pjatën duke vendosur burratën në mes, domatet e marinuara për rreth dhe buken e thekur në furrë.