Risotto me Kërpudha për 2 Persona

850 L

Sekreti i rizotos së mirë është: ingredientët cilësor dhe respektimi i teknikës së përgatitjes. Ne jua ofrojmë të dyja shumë më thjeshtë sec e keni imagjinuar: ingredientët drejt e në shtëpi, dhe recetën këtu poshtë

Përgatitja Koha e gatimit Koha në total Racione
10 minuta 35 minuta 45 minuta 2 Persona

 

Kategori:

Përshkrim

Lista e përbërësve:

  • 200 g oriz rizoto
  • 100 g porcini të freskët
  • 1 qepë e vogël, e grirë hollë
  • 50 g djathë parmixhano të grirë
  • Gjalpë
  • 100 ml gotë vere të bardhë
  • ¼ luge gjelle kripë
  • Piper sipas dëshirës
  •  

Fakte ushqyese

Për një pjatë

KaloriYndyrnaProteinaKarbohidrateSheqernaFibra
2439.8 g7.6 g30 g3.8 g0.9 g

Burimi: https://memoriediangelina.com/2014/09/19/risotto-ai-funghi-mushroom-risotto/

Udhëzime

Hapi 1

Pastroni kërpudhat me ujë të bollshëm derisa të jenë të pastra dhe më pas pritini në rripa ose kubë.

Hapi 2

Kaurdisni qepën në një tenxhere të thellë me gjalpë, derisa qepët të jenë zbutur dhe sapo të kenë filluar të marrin ngjyrë. Ngrini pak zjarrin, shtoni kërpudhat dhe lërini të thithin shijet e qepës për disa minuta, derisa edhe ato të jenë të buta dhe lëngu natural i kërpudhave të ketë avulluar.

Hapi 3
Shtoni orizin edhe kripën dhe lëreni orizin të thithë shijen e qepës dhe kërpudhave. Kur orizi të ketë marrë një ngjyrë të bardhë të fortë, shtoni verën e bardhë dhe lëreni të ziejë.

Hapi 4
Shënim: 
Teksa përzieni orizin shtoni një garuzhde me ujë, duke e lënë secilën garuzhde të ziejë përpara se të shtoni tjetrën. Sasia e nevojshme e ujit do të shihet në moment derisa orizi te jetë zbutur. Nxehtësia duhet të jetë e moderuar, që të zihet në mënyrë të ngadaltë dhe orizi duhet të trazohet që të gatuhet njëtrajtësisht. Orizit duhet t’i duhen gjithsej rreth 20 minuta për t’u gatuar.

Hapi 5

Kur orizi të jetë gati, hiqeni nga zjarri dhe shtoni djathin e grirë. Shtoni piper për shije dhe shërbejeni të ngrohtë.