Pispili me Spinaq

790 L

Për adhuruesit e bulmetit, kjo pispili i ka të gjitha: qumësht, kos, gjizë, gjalp dhe djathë.

Përgatitja Koha e gatimit Koha në total Sasia
10 minuta 2 orë 15 minuta 2 orë 25 minuta 8 -10 Racione
Kategori:

Përshkrim

Lista e përbërësve:

  • 600g Spinaq
  • 250ml Qumësht
  • 50g Nenexhik
  • 100g Gjizë            
  • 100ml Kos
  • 300g Miell Misri
  • 10g Gjalpë
  • 100 ml Vaj 
  • 1 tufë Kopër
  • 1 tufë Majdanoz
  • 50g Djathë të bardhë
  • 1 luge caji kripe
  • 1 kokërr vezë
  •  

Fakte ushqyese:

Kalori

Yndyrna

Karbohidrate

Sheqerna

342

19 g

160 g

1 g

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=nyAPtUQaD3s

Udhëzime

Hapi 1

Spinaqin e larë e presim dhe e bëjmë gati për zierjen.

Hapi 2

Në një tenxherë hidhni 50 ml vaj, shtoni spinaqin dhe kripën. Skuqeni për 4-5 minuta që të bjeri volumi i spinaqit. Shtoni 360 ml ujë.

Hapi 3

Prini hollë nenexhikun, kopërin dhe majdanozin dhe shtojani spinaqit. Në një tas hidhni qumështin, vezën dhe 25 ml vaj ulliri. Masën e përgatitur e shtojmë tek spinaqi.

Hapi 4

Pasi të jenë zier për 2-3 minuta fikni zjarrin. Nisni të hidhni miellin në tenxhere pak nga pak dhe ta trazoni mirë qe mielli të shkrihet në nxehtësinë e tenxheres. Shtoni pjesën e mbetur të vajit të ullirit dhe vazhdoni të shtoni miellin deri në fund. Kur të jetë gati brumi duhët të jetë i butë dhe i lirshëm.

Hapi 5

Shtoni gjizën dhe ½ sasi të kosit dhe përziejeni përsëri. Masën e kaloni në një tavë të lyer me vaj ulliri. Sipër shtojini grimëcat e djathit dhe sipërfaqen e pispilise e lyejmë me kos. Shtojmë copa të vogla gjalpi për t’i dhënë shije dhe t’a mbajë sipërfaqen e butë.

Hapi 6

Piqeni në 200 gradë për 1 orë.