Pilaf me Pulë

1,600 L

Dikur e diela në çdo familje të Shqipërisë së Mesme, vinte me një tavë me pilaf dhe mish që ishte sa e thjeshtë aq dhe e shijshme. Sot për nostalgjinë tuaj ne ju sjellim ingredientët që ta përgatisni përsëri, sepse fundja kjo recetë nuk del kurrë nga moda.

Përgatitja Koha e gatimit Koha në total Racione
30 minuta 30 minuta 60 minuta 4 Persona

 

Kategori:

Përshkrim

Lista e përbërësve:

  • 400 gr oriz të bardhë
  • 1 zog pule
  • 1 qepë e vogël
  • 2 lugë gjalp
  • Kripë, Piper, Rigon
  •  

Fakte ushqyese

Për një pjatë

KaloriYndyrnaProteinaKarbohidrateSheqerna
2005 g15 g30 g3 g

Llogaritja e kalorive është e përafërt.

Udhëzime

Hapi 1
Pastroni mishin e pulës dhe vendoseni të ziej në ujë të bollshëm. Shtoni kripën, piperin dhe rigonin.

Hapi 2
Ndërkohë grini qepën imët dhe vendoseni të skuqet me gjalpin. Kur qepa të ketë marr ngjyrë të artë shtoni orizin dhe skuqeni për 2-3 minuta.

Hapi 3
Kur mishi i pules të jetë zier deri sa të jetë zbutur, vendoseni të piqet në furrë për 10-15 minuta. Kjo është një kohë e mjaftueshme për të thekur sipërfaqen e pulës. Më pas hiqeni nga tepsia dhe ruajeni mënjanë.

Shënim: Ruajeni ujin me të cilin ziet pulët sepse do të përdoret për orizin

Hapi 4
Hidhni orizin në tepsi. Shtoni lëngun e mishit në të.

Kujdes: një masë oriz, ka nevojë për dy masa lëng mishi për tu gatuar. Nëse lëngu i mishit nuk mjafton, shtoni ujë të nxehtë.

Hapi 5
Përzieni orizin me lëngun, vendosni mishin e pulës në tavë dhe vendoseni në furrë me 180 gradë temperaturë dhe lëreni të gatuhet derisa lëngu të ketë avulluar plotësisht ose kur mbi sipërfaqen e orizit të jenë formuar vrima.