Petanik me Fasule (1 Tavë)

950 L

Për të gjithë ata që e pëlqejnë byrekun me fasule, kjo është receta që duhet të provoni.

Përgatitja Koha e gatimit Koha në total Sasia
20 minuta 100 minuta 120 minuta 8-10 racione

 

Kategori:

Përshkrim

Lista e përbërësve:

 

  • 1 pako petë të pjekura
  • 500 gr fasule
  • 1 qepe
  • 1 luge gjelle Ajvar
  • 120 gr gjalp i shkrirë
  • 2 filxhan kafe vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle kripë
  • 1 filxhan kafe qumësht

 

Fakte ushqyese
Për një copë

KaloriYndyrnaKarbohidrateSheqerna
23019 g160 g1 g

Udhëzime

Hapi 1

Vendosni fasulet në një enë me ujë të bollshëm dhe lërini të qëndrojnë gjatë gjithë natës. Ky proces ndihmon në zierje më të shpejtë. Shtoni fasulet në një tenxhere dhe rreth 2 gota ujë (750 ml), lërini të ziejnë derisa fasulet të jenë zbutur.

Hapi 2

Ndezim furrën për t’u ngrohur në 180 gradë Celsius. 

Pasi fasulet të jenë zier, grini imët qepën dhe kaurdiseni në një tigan derisa të zbutet mirë. Shtoni pak kripë, më pas shtoni 1 lugë salce ajvar. Mund të shtoni dhe pak nga lëngu i fasuleve që të ziejë qepa më mirë.

Hapi 3

Më tej, bashkojeni me fasulet në tenxhere dhe shtoni dhe ½ luge gjelle kripë. Vijoni duke i shtuar rreth 100 gr gjalp dhe 1 filxhan kafe vaj ulliri. Në fund fasulet duhet të kene pak lëng dhe të jenë kremoze.

HAPI 4

Lyeni një tepsi me pak vaj ulliri, vendosni petën e parë dhe filloni spërkatni me nga pak fasule (jo shumë se behet qulle).Me pas spërkatni me pak vaj ulliri. Kështu sa mbarojnë të gjitha petat.

Hapi 5

Pjesën e sipërme lyeni me qumësht, 2 lugë gjalp të shkrirë edhe pak vaj ulliri, më pas e prisni. Piqet për rreth 40 min deri 1 orë.

Hapi 6

Hiqeni nga furra dhe lëreni te ftohet 15 min. Për të pasur byreku me te shrifët, nëse dëshironi mund ta ktheni përmbys mbi një tepsi tjetër që të kulloj.