Pasta me pesto dhe pulë për 2 persona

950 L

Receta e makaronave me pesto dhe pule përgatitet me linguine, pulë të skuqur, djathë mocarela të freskët, pesto borziloku të bërë në shtëpi dhe domate qershizë të skuqura në vaj ulliri. Është një pjatë e shijshme dhe e freskët që ju sjell shijen autentike italiane.

Përgatitja Koha e gatimit Koha në total Racione
10 minuta 20 minuta 30 minuta 2 Persona
Kategori:

Përshkrim

Lista e përbërësve:

  • 250 gr linguine 
  • 1 gjoks pule
  • 100 gram mozzarela e freskët
  • 50 gr domate qershi
  • 1 luge vaj ulliri
  • 1 luge gjelle kripë 
  • piper për shije
  •  

Për peston:

  • 40 gr gjethe borziloku,
  • 1 ½ lugë fara pishe
  • 1 thelpinj hudhre
  • 50 gr filxhan djathë parmixhano të grirë
  • 8 luge gjelle vaj ulliri
  • kripë dhe piper, për shije

Fakte ushqyese
Për një pjatë

KaloriYndyrnaKarbohidrateProteinaSheqernaFibra
84252 g43.8 g44.1 g1 g0.9 g

Burimi: https://kitchenswagger.com/chicken-pesto-pasta-with-mozzarella-recipe/

Udhëzime

Për Peston

Hapi 1

Kombinoni të gjithë përbërësit e pestos përveç vajit të ullirit në një blender. Përziejin derisa të homogjenizohet dhe ketë një konsistencë të lëmuar.

Hapi 2

Shtoni vaj ulliri. Pesto nuk duhet të jetë e lëngshme. Mund të përgatitet një ditë më parë dhe të ruhet në frigorifer në një enë të mbyllur mirë.

Për pastat

Hapi 1

Ngrohni 1 lugë gjelle vaj ulliri në një tigan të madh në nxehtësi mesatare ose të lartë. Prisni pulën në rripa ose kubikë, hidhini kripë dhe piper dhe gatuajeni për rreth 5-7 minuta. Shtoni domatet dhe kaurdisini për 3 minuta të tjera.

Hapi 2

Ndërkohë, vendosni një tenxhere të mesme me ujë të ziejë. Shtoni një majë kripë dhe gatuajini pastat 8 min.

Hapi 3

Fikni zjarrin dhe shtoni makaronat e kulluara. Përzieni me makaronat peston dhe trazojini mirë. Shtoni më shumë vaj sipas nevojës nëse pestoja është shumë e trashë. Hidhni mocarelën e freskët dhe konsumojeni të ngrohtë.