Pancakes me Kungull – 12 Copë

850 L

Pancakes sipas recetave tradicionale amerikane. Të preferuat nga të gjithë anëtarët e familjes.

Përgatitja Koha e Gatimit Koha në Total Sasia
10 minuta 10 minuta 20 minuta 12 copë
Kategori: Etiketë:

Përshkrim

Lista e përbërësve:

  • 2 filxhan miell
  • 3 lugë çaji pluhur pjekjeje
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 1 lugë çaji kripë
  • 350 ml qumësht
  • 200 gr pure kungulli 100% natyrale
  • 2 vezë
  • 100 gr sheqer kaf
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 4 lugë gjalpë të shkrirë

Fakte Ushqyese

Për racion:

KaloriYndyrnaKolesterolKarbohidrateProteinaNatrium
158 kcal5.9 g37.7 mg21.7 g4.5 g503.6 mg

Burimi: Good Old-Fashioned Pancakes Recipe (with Video) (allrecipes.com)

Udhëzime

Hapi 1

Në një tas mesatar për përzierjen, bashkoni miellin, pluhurin për pjekje, kanellën, kripën dhe sheqerin. I trazojmë derisa të përzihen.

Hapi 2

Në një tas të veçantë, kombinoni qumështin, purenë e kungullit, vezën, ekstraktin e vaniljes dhe gjalpin e shkrirë. Rrihni derisa të përzihet plotësisht.

Hapi 3

Hidhni përbërësit e lënshëm tek përbërësit e thatë dhe përzieni derisa të mos mbeten gunga të mëdha.

HAPI 4

Nxehni një tigan të lyer me pak gjalp në nxehtësi mesatare në të lartë. Me anë të një garuzhde hidheni brumin në tigan. Gatuani për 2 deri në 3 minuta, derisa të krijohen flluska të vogla në sipërfaqen e petullave. Ktheni çdo petull dhe gatuajeni në anët e kundërta për 1 deri në 2 minuta, ose derisa të marrin një ngjyrë kafe të lehtë.