Indian Shrimp Curry për 2 Persona

1,450 L

Me ketë recetë të thjeshtë, mund të shijoni gatimet aziatike në kuzhinën tënde. Një pjatë plot shije dhe shumë e përshtatshme për vakt dreke apo darke.

Përgatitja Koha e Gatimit Koha në Total Racione
20 minuta 20 minuta 40 minuta 2 Persona

 

Kategori: Etiketë:

Përshkrim

Lista e përbërësve:

Për orizin:

  • 150 gr oriz basmat
  • 15 gr gjalp
  • 1/4 luge gjelle kripë
  •  

Për shrimp curry:

  1. 2 lugë vaj ulliri
  2. 1 qepë e vogël, e grirë
  3. 2 thelpinj hudhër, të grira
  4. 1  lugë çaji shafran
  5. 1/2 lugë çaji xhenxhefil të bluar
  6. 1/2 lugë çaji cumin
  7. 1/2 lugë çaji piper i kuq
  8. ½ lugë çaji piper djegës i kuq
  9. 1 domate
  10. 300 ml qumësht kokosi
  11. 1 lugë çaji kripë
  12. 300 gr karkaleca
  13. Majdanoz i prere per dekor

Fakte Ushqyese

Për 1 racion:

KaloriYndyrnaFibraKarbohidrateProteinaSheqerna
177 kcal7.4 g2 g16.9 g11.8 g4 g

Udhëzime

  • Hapi 1

    Hidhni 2 gota uje (400 ml) ujë në tenxhere.   Kur të fillojë të vlojë uji hidhni orizin, 1/4 lugë gjelle kripë dhe gjalpin. Ulni nxehtësinë e sobës dhe lëreni derisa orizi të jetë i butë, rreth 15 -20 minuta.

Hapi 2

Ndërkohë që zjen orizi, ngrohni vajin në një tigan të madh mbi nxehtësinë mesatare; përzieni qepën e grirë hollë në vaj të nxehtë derisa të jetë e tejdukshme, rreth 5 minuta.

  • Hapi 3

Shtoni hudhrën, shafranin, xhenxhefilin, cumin, piper djegës dhe piper të kuq në qepën në tigan; përzieni në zjarr të ulët rreth 30 sekonda. Përzieni domaten (të cilës ti jetë qëruar lëkura edhe e grirë), qumështin e kokosit dhe kripën. Lëreni të ziejë për 1 minutë, më pas ulni nxehtësinë dhe ziejini, duke e përzier herë pas here për 10 minuta.

  • Hapi 4

Përzieni karkalecat dhe majdanozit; ziejini për rreth 5 minuta.

  • Hapi 5

Shërbejini në pjatë bashkë me orizin.