Gnocchi Speciale për 2 Persona

750 L

Njokit janë një zëvëndësues ideal i pastave tradicionale që mund ti japi varietet vakteve tuaja.
Kjo recete më njoki, pesto të kuqe dhe perime do t’ju ushqejë por dhe do t`ju shkoj drejt e në shpirt.

Përgatitja Koha e gatimit Koha në total Racione
10 minuta 15 minuta 25 minuta 2 persona
Kategori:

Përshkrim

Lista e përbërësve:

  • 100 gramë domate qershizë
  • 15 gramë fara pishe
  • 100 gram spinaq
  • 250 gramë njoki
  • 2-3 luge gjelle parmigiano i grirë
  • 1 lugë caj kripë
  • 4 lugë vaj ulliri
    •  

Fakte ushqyese

Për 100 gramë

KaloriYndyrnaKarbohidrateProteinaSheqernaKripë
1267.37 g11.72 g3.21 g0 g0.76 g

Burimi:

www.hellofresh.co.uk/recipes/vegetable-loaded-gnocchi-5661c694fd2cb972468b4567

Udhëzime

Hapi 1

Pritini domatet qershi në katërsh. 

Hapi 2

Nxehni një tigan në nxehtësi mesatare për disa minuta. Pa shtuar vaj, shtoni farat e pishës dhe lërini të skuqen deri sa të marrin ngjyrën kafe të artë përpara se t’i hiqni.
Këshillë: farat mund të digjen lehtësisht, kështu që duhet ti ruani me kujdes!

Hapi 3

Me heqjen e farave të pishës shtoni 1 lugë vaj në tigan së bashku me sallamin pikant. Skuqeni për disa minuta derisa të bëhet pak krokant, më pas hiqeni nga tigani dhe vendosini mënjane për ti përdorur më vonë.

Hapi 4

Shtoni 2 lugë gjelle vaj në të njëjtin tigan (nuk ka nevojë për larje!) dhe shtoni domatet qershi me një maj luge kripë edhe piper për tu gatuar për 4 – 5 minuta.

Hapi 5

Ndërkohë në një tenxhere me ujë të vluar shtojmë kripën edhe njokit të cilat i lëmë të ziejnë per 2-3 minuta. Njokitë e zjera do të notojnë sipër mbi ujë. Kullojeni njokit dhe bashkojini në tigan me domatet.

Hapi 6

Shtoni spinaqin tek njokit dhe përziejini gjithçka derisa spinaqi të tkurret.

Hapi 7

Në fund hiqeni tiganin nga zjarri dhe përzieni gjysmën e parmigianos dhe gjysmën e farave të pishës. Hidheni në pjata dhe pasurojeni me parmigianon e mbetur, chorizo dhe pjesën tjetër të farave të pishës. Ju beftë mire!