Oriz me Pulë Teriyaki

850 L

Me ketë recetë të lehtë të gatimit të pulës, mund të shijoni gatimet kineze në kuzhinën tënde. Një pjatë plot shije dhe shumë e përshtatshme për vakt dreke apo darke.

Përgatitja Koha e Gatimit Koha në Total Racione
20 minuta 30 minuta 50 minuta 2 Persona

 

Kategori: Etiketë:

Përshkrim

Lista e përbërësve:

Për orizin:

  • 150 gr oriz basmat
  • 15 gr gjalp
  • 1/4 luge gjelle kripë

Për pulën me perime:

  • 300 gr gjoks pule në copa
  • Kripë dhe piper 
  • 150 gr brokoli
  • 3 lugë gjelle vaj
  • 2 thelpi hudhra, të grira
  • 1/2 lugë gjelle xhinxher, i grirë
  • 40 ml salcë soje
  • 1/2 lugë gjelle sheqer kafë
  • 15 gr miell
  •  

Fakte Ushqyese

Për 1 racion:

KaloriYndyrnaFibraKarbohidrateProteinaSheqerna
440 kcal20 g2 g23 g27 g4 g

Burimi: Teriyaki Chicken and Broccoli – Teriyaki Sauce Recipe | ChefDeHome.com

Udhëzime

  • Hapi 1

Shtojmë 2 gota (400 ml) ujë në tenxhere dhe e vendosim ne nxehtesi mesatare. Kur të fillojë të vlojë uji hidhni orizin, 1/4 lugë kripë dhe gjalpin. Ulni nxehtësinë e sobës dhe lëreni derisa orizi të jetë i butë, rreth 15 -20 minuta.

  • Hapi 2

Ndërkohë që zjen orizi, marinoni copat e pulës me kripë edhe piper. Shtojme 1 luge vaj gjelle në një tigan të madh në zjarr mesatar edhe sapo vaji të jetë i nxehtë shtoni pulën dhe trazoni her pas here derisa mishi të filloj të bëhet ngjyrë kafe. Hiqe pulën e gatuar nga tigani mënjanë.

  • Hapi 3

Në të njëjtin tigan ngrohni 1 lugë gjelle vaj dhe pak ujë, shtoni copat e brokolit dhe trazojini derisa brokoli të jetë zbutur. Hiqni brokolin nga tigani dhe i lini mënjanë.

  • Hapi 4

Në të njejtin tigan shtoni 1 lugë gjelle vaj dhe hidhini hudhrat e grira hollë dhe xhinxherin e grirë hollë. Shtoni salcën e sojës, sheqerin kafë, gjysëm gote ujë (120 ml) edhe miellin. Vazhdojmë ta trazojmë deri sa masa të jetë e njëtrajtshme edhe të jetë trashur.

  • Hapi 5

Kthejeni pulën dhe brokolin në tiganin ku është salca dhe i përzjeni së bashku.

  • Hapi 6

Shërbejini në pjatë bashkë me orizin.