Linguine me Karkalec për 2 Persona

1,150 L

Linguine me Karkalec për 2 persona

Një recetë e thjeshtë, e cila përgatitet shpejt edhe pa shumë mund. Mos u habit nëse kjo bëhet një nga pjatat tuaja të preferuara.

Përgatitja Koha e Gatimit Koha në Total
15 minuta 15 minuta 30 minuta
Kategori: Etiketë:

Përshkrim

Lista e përbërësve:

  • 250 gr linguine
  • 2 lugë gjelle vaj ullir
  • 30 gr gjalp
  • 1/2  luge gjelle kripë
  • 1/2 lugë çaji piper të kuq
  • 250 gr karkaleca të mëdhenj
  • 100 gr spinaq bebe
  • 15 gr djathë parmesan i grirë
 

Fakte Ushqyese

Për 1 racion:

KaloriYndyrnaKarbohidrateProteinaSheqerna
648 kcal34 g48 g36 g2 g

 

Udhëzime

  • Hapi 1

Në një tenxhere, zieni rreth 2.5 l ujë. Kur uji të fillojë të vlojë shtoni kripën edhe linguinet. Trazojeni herë pas here dhe lërini të ziejnë për 8 min

  • Hapi 2

Ndërkohë që zjejnë makaronat, në një tigan ngrohni vajin e ullirit dhe ½ e gjalpin. Shtoni hudhrat e grirë imët dhe piperin e kuq, trazojini deri sa të marrë pak ngjyrë hudhra.

  • Hapi 3

Shtoni karkalecat në tigan, kripë dhe piper sipas dëshirës dhe trazojini derisa karkalecat të fillojnë të kthehen në ngjyrë rozë, por jo të gatuara plotësisht.

  • Hapi 4

Shtoni spinaqin, dhe trazojeni sëbashku për 2-3 minuta.

  • Hapi 5

Shtoni makaronat e gatuara në tigan, shtoni gjalpin e mbetur dhe djathin parmesan. E përzjeni derisa të përzihet mirë dhe gjalpi të shkrihet.