Krem Karamel

800 L

Krem Karameli është një ëmbëlsirë delikate, plot finesë dhe shije fantastike.

Pergatitija Koha e Gatimi Koha në total Sasia
30 min 50 min 1 ore e 20 min 8-10 Racione
Kategori:

Përshkrim

Lista e përbërësve:

Për përgatitjen e karamelit

  • 150 gramë sheqer
  • 50 ml ujë
  •  

Për përgatitjen e kremit  

  • 1 l qumësht
  • 100 gramë sheqer
  • 6 kokrra vezë
  • Dy lugë të vogla vanilje
  •  

Fakte ushqyese

Kalori

149 kcal

Video: Krem Karamel | E thjesht, E Shpejte, RECETA ORIGJINALE – YouTube

Udhëzime

Hapi 1

Ndezim furrën në 180 gradë për ta ngrohur.

Përgatisim karamelin duke hedhur në një xhezve të madhe ose tenxhere të vogël sheqerin dhe ujin. I vendosim në zjarr mesatar deri sa të marrë ngjyrën kafe të errët të karameles.

Hapi 2

Ashtu siç është karameli i nxehtë  e hedhim në kupa e aluminit ose enë qelqi të trashë ku do ta pjekim.

Hapi 3

Nga ana tjetër nisim përgatitjen e kremit. Hedhim në një enë vezët, sheqerin dhe vaniljen dhe i trazojmë mirë deri sa masa të jetë homogjene. Shtojmë pak nga pak qumështin qe e kemi ngrohur parapraksiht duke e trazuar.

Sigurohemi që qumështi mos te jete i nxehtë  pasi priten vezët.

Hapi 4

Masën e përgatitur e shtojmë tek enët ku kemi hedhur karamelen e shkrirë.

Enën me krem karamel e vendosim në tepsi/tavë dhe tavën e mbushim me ujë deri në gjysëm (banjomari). Tavën mund ta mbuloni me letër alumin.

Hapi 5

I fusim në furrë për pjekje me 180 gradë për 30 minuta derisa kremi të mpikset.

Pasi fikim furrën i lëmë edhe pak në ngrohjen e furrës dhe kur e servirim, sipas preferencës mund ta përmbysim në mënyrë që pjesa e sipërme të jetë e mbuluar nga karameli.