Kek me Kungull – 8 Racione

750 L

Nëse bananet janë fruti juaj i preferuar, ky kek me banane është për ju.

Përgatitja Koha e gatimit Koha në total Porcione
10 minuta 30-40 minuta 50 minuta 8 feta
Kategori:

Përshkrim

Lista e përbërësve:

  • 170 gr miell për të gjitha përdorimet
  • 1 majë lugë kripë
  • 1/2 lugë çaji sodë buke
  • 1 majë lugë pluhur pjekjeje
  • 1/2 lugë çaji kanellë të bluar
  • 90 gr gjalpë i zbutur
  • 250 g sheqer
  • 1 vezë
  • 300 gr pure kungull 100% natural

Fakte ushqyese
Për një copë

Kalori Yndyrna Karbohidrate Proteina Sheqerna
166 6 g 26 g 2 g 17 g
 
 

Udhëzime

Hapi 1

Ngroheni furrën në 165°C dhe lyeni me gjalpë një tavë 20 x 10 cm.

Hapi 2

Në një tas mesatar, kombinoni miellin, kripën, sodën, pluhurin për pjekje, kanellën. Përziejini derisa të kombinohen mire.

Hapi 3

Në një tas të madh me një mikser elektrik, rrihni gjalpin dhe sheqerin me shpejtësi mesatare derisa të përzihen. Shtoni vezën dhe rriehni mirë për disa minuta.

Hapi 4

Shtoni kungullin dhe rriheni serisht me mikser elektrik.

HAPI 5

Shtoni përzierjen e miellit dhe përzieni me shpejtësi të ulët derisa të bashkohet

HAPI 6

Hidheni masën në tavë dhe vendoseni për tu pjekur. Pjekja mund të zgjase 30 deri ne 40 minuta. Mund të bëni testin duke ngulur një majë thikë te keku për të parë nëse brumi është pjekur apo është akoma i qullët.