Hamburger me Qofte Shtëpie për 2 Persona

1,000 L

Hamburgeri mban trofeun si një nga ushqimet më të pa-shëndetshme, por a është vërtetë ashtu? Jo dhe aq! Nëse e përgatisni vet ju kontrolloni 100% cfarë po fusni në të, do të jetë shumë më pak i yndyrshem por mbase shumë më i shijshëm.

Përgatitja Koha e gatimit Koha në total Racione
20 minuta 20 minuta 40 minuta 2 Persona

 

Kategori:

Përshkrim

Lista e përbërësve:

  • 4 lugë vaj ulliri
  • 2 qofte të përgatitura nga ne me mish vici premium
  • 2 bukë burgeri
  • 2 feta djathë chedar
  • Sallatë jeshile
  • 1 domate e prerë në feta
  • 1 lugë gjelle salcë worcestershire
  • 1 lugë gjelle majonezë
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • 1 lugë gjelle ketchup
  • 2 patate
  • ½ lugë caj kripë
  •  

Fakte ushqyese

Për 1 hamburger

KaloriKarbohidrateSheqernaYndyrnaProteinaFibra
55529 g6 g36 g29 g2 g

 

 

Udhëzime

Hapi 1

Prisni patatet në feta të holla të gjata dhe vendosini në furrë (220 gradë) për 30-40 minuta me 1 lugë vaj ulliri dhe pak kripë përsipër.

Hapi 2

Kur tigani të jetë i nxehtë, vendosni qoften e burgerit. Gatuhen për 5-7 minuta nga secila anë, ose derisa burgeri të gatuhet sipas dëshirës tuaj. (Disa e dëshirojnë të gatuar mirë dhe disa pakëz të kuq.)

HAPI 3

Vendosni një fetë djathë sipër burgerit gjatë 30 sekondave të fundit të gatimit. Kur djathi të nisë të shkrij, hiqni qoften nga tigani.

Hapi 4

Thekni lehtë simiten nëse dëshironi.

Hapi 5

Ndërtoni burgerin. Vendosni qoften me djathin në shtresën e parë të burgerit, shtoni sallatën, domate të prera në feta, majonezë, mustardë, ketchup.