Garganelli Pesto Karrote & Pancetta per 3 persona

1,100 L

Linguine me Karkalec për 2 persona

Garganelli me pesto karrote, bajame dhe pancetë janë një pjatë e parë kremoze, shumëngjyrëshe dhe e shijshme, ideale për t’u shërbyer për një drekë familjare.

Përgatitja Koha e Gatimit Koha në Total
15 minuta 15 minuta 30 minuta
Kategori: Etiketë:

Përshkrim

Lista e përbërësve:

 

  • 250 gr garganelli me veze Sapori Dintorni
  • 60 gr bajame feta
  • 2 Karrota
  • 2 luge gjelle Parmigiano
  • 100 gr pancetta
  • 3 luge vaj ulliri
  • 1/2  luge gjelle kripë
  • 1/2 lugë çaji piper
 

Fakte Ushqyese

Për 1 racion:

KaloriYndyrnaKarbohidrateProteinaSheqerna
363 kcal18.5 g33 g15.6 g4.3 g

Udhëzime

Hapi 1

Në një tenxhere, zieni rreth 2.5 l ujë. Kur uji të fillojë të vlojë shtoni kripën edhe garganelli-t. Trazojeni herë pas here dhe lërini të ziejnë për 7 min.

Hapi 2

Ndërkohë që zjen pasta, qëroni karotat, i prisni në copa dhe i vendosni në blender, së bashku me bajamet. I shtojmë pak nga pak vaj derisa të përftojmë një krem ​​të trashë. Për t’ju ndihmuar dhe për të mos e tepruar me vajin, mund të shtoni edhe pak ujë.

Hapi 3

Kalojmë kremin e karotës në një tas, e rregullojmë me kripë dhe piper dhe nëse dëshironi shtoni pak parmixhan të grirë. Skuqni pancetën në një tigan, pa shtuar vaj. Zhvendoseni në një fletë letre thithëse, në mënyrë që të mbetet krokante.

Hapi 4

Kullojmë garganelli-t dhe i hedhim në tigan. Shtoni kremin e karotës dhe pancetën. I trazojmë për një ose dy minuta mbi nxehtësinë mesatare, duke shtuar pak ujë zierjes për të lidhur makaronat me salcën.