Brownie – 12 Copë

1,000 L

Këto brownies janë bomba! Kemi gjetur kombinimin perfekt të përbërësve për të bërë brownies fantastike… Kënaqu!

Përgatitja Koha e Gatimit Koha në Total Sasia
15 minuta 35 minuta 50 minuta 12 cope

 

Kategori: Etiketë:

Përshkrim

Lista e përbërësve:

  • 250 gr gjalpë, i shkrirë
  • 600 gr sheqer i bardhë
  • 1 lugë gjelle vanilje
  • 4 vezë
  • 230 gr miell
  • 240 gr kakao
  • 1 lugë çaji kripë
  • 150 gr copa çokollate
  •  

* Kripa nuk është pjesë e paketimit.

Fakte Ushqyese

Për copë:

KaloriYndyrnaKolesteroliKarbohidrateProteinaNatriumi
480 kcal22.4 g102.6 mg74 g5.8 g328 g

Burimi: Brooke’s Best Bombshell Brownies Recipe (allrecipes.com)

Udhëzime

  • Hapi 1

Ngrohni furrën në 180 gradë C. Lyejni tavën e pjekjes lehtesisht me yndyrë.

  • Hapi 2

Në një tas të madh hidhni gjalpin e shkrirë, sheqerin dhe vaniljen. Trazojini me nje lugë dore dhe shtoni vezët një nga një, duke e përzier mirë pas secilës vezës, derisa të përzihen mirë.

  • Hapi 3

Në një tas tjetër, me anë te një site kaloni miellin dhe pluhurin e kakaos. Shtoni kripen dhe përzjejeni. Gradualisht hidhni përzierjen e miellit në përzierjen e vezëve derisa të përzihen. Shtoni copat e çokollatës. Shpërndaje brumin në mënyrë të njëtrajtshme në tavën e pjekjes.

  • Hapi 4

Piqeni në furrë për 35-40 minuta dhe provoni nëse është pjekur duke futur një shkop dhëmbësh, shkopi duhet të dalë i pastër nga brumi. Lëreni te ftohet përpara se ta prisni në copa.