Biskota me Çokollate

900 L

Biskota me copa Cokollate

Biskotat më të preferuara të të gjithë kohërave, biskota tradicionale amerikane që janë të buta në brëndësi.

Përgatitja Koha e Gatimit Koha në Total Sasia
20 minuta 10 minuta 50 minuta 16 copë
Kategori: Etiketë:

Përshkrim

Lista e përbërësve:

  • 70 gr gjalpë, i zbutur
  • 60 gr sheqer i bardhë
  • 60 gr sheqer kaf i imët
  • 1 vezë
  • 1 lugë çaji me ekstrakt vanilje
  • 1/2 lugë çaji sodë buke
  • 2 lugë çaji ujë të ngrohtë
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • 150 gr  miell me qëllim të përgjithshëm
  • 100 gr copa çokollate
  • 40 gr filxhan arra të qëruara
 

Fakte Ushqyese

Për copë:

KaloriYndyrnaKarbohidrateProteinaNatrium
298 kcal15.6 g39 g3.6 g165.8 mg

 

Udhëzime

  • Hapi 1

Ngrohni furrën në 180 gradë C, dhe vendosni të gjithë përbërësit në tryezë.

  • Hapi 2

Me anë të një rrahësi elektrik, rrihni së bashku gjalpin e zbutur, sheqerin e bardhë dhe sheqerin ngjyrë kafe derisa të bejnë një masë të njëtrajtshme. Shtoni vezën dhe rrihni masën me rrahës elektrik. Shtoni vaniljen. Tretni sodën në ujë të ngrohtë. Shtojeni soden në përzjerjen së bashku me kripën, dhe i trazoni. Duke trazuar gradualisht me lugë druri shtoni miellin, copëzat e çokollatës dhe arrat.

  • Hapi 3

Me anë të një lugë gjelle (ose lugë akulloreje) mbusheni plot dhe vendosini ne nje tave te pa-yndyrosur.

  • Hapi 4

Piqen për rreth 10 minuta në furrë ose derisa anët e biskotave të marrin ngjyre kafe.