Biskota me çokollate të bardhë 8-10 Copë

950 L

Biskota të buta të stilit amerikan me copa çokollate të bardhë. Të këndshme në shije dhe aq të thjeshta për tu gatuar sa mund të përfshini edhe fëmijet.

Përgatitja Koha e Gatimit Koha në Total Sasia
10 minuta 12 minuta 22 minuta 10 -12 cope

Përshkrim

Lista e përbërësve: 

  • 120 g gjalpë i zbutur
  • 85 g sheqer kafë i imët
  • 65 g sheqer golden caster
  • 1 vezë mesatare
  • 1 lugë caji ekstrakt vanilje (vanilla bean paste)
  • 180 g miell i thjeshtë
  • 1/2 lugë caji bikarbonati i sodës
  • 180 g copa çokollatë e bardhë
  •  

* Kripa nuk është pjesë e paketimit.

Fakte Ushqyese

Për copë:

KaloriYndyrnaSheqernaKarbohidrateProteinaFibra
319 kcal16 g25 g39 g4 g1 g

Burimi: White chocolate cookies recipe | BBC Good Food

Udhëzime

  • Hapi 1

Ngrohni furrën në 180 gradë C. Rrihni gjalpin dhe sheqernat së bashku në një tas të madh duke përdorur një rrahës elektrik derisa të bëhet masë homogjene. Shtoni vezën dhe rrihni përsëri. Shtoni vaniljen, miellin, sodën, copat e çokollatës dhe 1/4 lugë caji kripë.

 

  • Hapi 2

Rrotulloje përzierjen në topa të madhësisë së barabartë midis pëllëmbëve të duarve. Mesatarisht do dalin rreth 10 topa. Vendosni topat sipër një letrës pjekje dhe piqeni për 10-12 minuta derisa të marrin ngjyrë kafe e artë në skaje. Lëreni të ftohen jashtë sobe.