Përfitimet e planifikimit të vakteve javore

12 Tetor, 2022 nuk ka komente admin Kategori Blog,Receta Ushqimi

Disa njerëz kanë dëgjuar për shërbimet e ofrimit të vakteve në mënyrë javore. Nëse nuk e keni dëgjuar ende është koha të mendoni – a ia vlejnë shërbimet e ofrimit të vakteve?

Avantazhet e shërbimit të ofrimit të vakteve.

Nëse nuk e keni degjuar më parë, vizitoni fillimisht faqen tonë si funksionon. Por nëse ende po pyesni se për çfarë bëhet fjalë, ne kemi bërë një listë përfitimesh për t’ju ndihmuar të vendosni nëse shërbimi i marrjes se vakteve të ushqimit është i duhuri për ju.

  1. Ju kursen kohë

Pavarësisht nëse jeni i martuar me fëmijë, jetoni vetëm ose diku në mes, gjetja e kohës për të bërë një vakt të gatuar në shtëpi mund të jetë e pamundur. Me kërkesat e punës, mirëmbajtjen e shtëpisë dhe nevojat familjare, është e vështirë për të gjetur orë të tëra kohë për gatim në kuzhinë?

Me shërbimin e dorëzimit të vakteve të ushqimit, nuk duhet të stresoheni më se si do të arrini të shërbeni një vakt në tryezë. Me ndihmën tonë, ju do mund të përgatisni një vakt të shëndetshëm dhe të shijshëm në më pak kohë sesa duhet për të porositur një picë!

  1. Reduktoni ushqimet e mbetura

E keni parasysh sa inat ju vjen kur gjeni atë pjatën me ushqim në pjesën e pasme të frigoriferit që e kishe harruat se e kishit vendosur aty? Apo ankthi në rritje kur shikon bananet në banakun tuaj duke u bërë gjithnjë e më të errëta.

Kur përdorni shërbimin e planifikimit te vakteve, nuk do të shqetësoheni më për ushqimet e mbetura. Çdo vakt që merrni ka sasine e duhur te porcioneve për ju dhe familjen tuaj, dhe asgje nuk do dali tepër.

  1. Ju kursen para

Ndërsa jemi në këtë temë, të mos harrojmë se ushqimi i shkuar dëm do të thotë para të humbura. Të gjithëve na ka ndodhur kemi blerë ushqime, te cilat na prishen në frigorifer. Ato para mund te ishin përdorur me mirë.

Për vetëm 500 Lekë për vakt, mund t’ju ndihmojë të mbani konsumin tuaj ushqimor brënda buxhetit tuaj. Dijeni saktësisht se sa po shpenzoni për ushqim çdo javë dhe ulni shpenzimet e panevojshme.

  1. Mund të provoni ushqime të reja

Ne jemi krijesa të zakonit dhe kjo, për fat të keq, do të thotë se listat tona ushqimore priren të duken të njëjta çdo javë duke u bërë edhe të mërzitshme.

Shërbimi i vakteve të ushqimit është një mënyrë e shkëlqyer për të provuar shije të reja. Përjetoni një botë të tërë ushqimesh të reja pa u larguar kurrë nga shtëpia juaj!

  1. Ofrojmë ushqim cilesor edhe te balancuar

Mos ushqyerja e mire me yndyra dhe kaloritë e larta mund t’ju bëjnë të ndiheni të plogësht dhe jo mirë. Me shërbimin e vakteve te ushqimit ju mund të planifikoni menunë tuaj përpara, duke shtuar një gamë të larmishme vitaminash dhe lëndësh ushqyese për javën tuaj. Receta ime përdor përbërës organikë, të zgjedhur me dorë, në mënyrë që të përfitoni sa më shumë nga ushqimet tuaja.

  1. Ju thjeshton marrjen e vendimeve

Imagjinoni kurrë të mos pyesni: “Çfarë ka për të ngënë?” kurrë më. Me shërbimin tonë ju i zgjidhni ushqimet tuaja paraprakisht, në mënyrë që të dini saktësisht se çfarë do të hani gjatë javës. Shikoni menun tonë javore kur keni në kohën dhe bëni zgjedhjet tuaja për javën në vijim.

  1. Ju sjelli ushqimet në sasite e duhura

Gjatë gatimit, gjithmon hasim vështirësi se sa sasi na duhet në përdorimin e ingredientëve të ndryshëm. Apo se si  ti masim ingredientët shpesh here kthehet në stress.  Me ne sasia  e porcionve nuk do të jetë më një problem sepse te gjithë përbërësit jane matur paraprakisht per të realizuar gatimet tuaj sipas numrit të personave qe ju zgjidhni.

A ia vlejnë shërbimet e shpërndarjes së vakteve? Ne mendojmë se PO!

Është koha që ju të ndaloni së stresuari për atë që do të gatuani për vaktin e rradhës dhe si do të gjeni kohën për ta bërë atë. Kurseni para, hani më shëndetshëm dhe bëni gjithçka duke pasur ushqim të shijshëm që do t’ju pëlqejë gjithmonë. Mos prisni më.